Ndërlidhjet

Qeveria afgane liron 80 talibanë


Talibanët e liruar...

Talibanët e liruar...

Autoritetet afgane kanë thënë se kanë liruar 80 të burgosur, të cilët janë kapur në operacione kundër talibanëve dhe grupeve të tjera.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se një total prej 1,200 të burgosurish do të lirohet në javët e ardhshme.

Lirimi i tyre besohet se do t’iu ndihmojë përpjekjeve për paqe dhe pajtim midis talibanëve dhe qeverisë qendrore.

Autoritetet e Afganistanit kanë marrë përgjegjësinë e burgjeve nga ushtria e Shteteve të Bashkuara qysh në shtator të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG