Ndërlidhjet

Vizita e amerikanëve në Phenjan - “private”


Ish-guvernatori i Nju Meksikos, Bill Richardson.

Ish-guvernatori i Nju Meksikos, Bill Richardson.

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Bill Richardson, ka thënë se vizita e tij e planifikuar për në Korenë e Veriut, së bashku me kreun ekzekutiv të kompanisë Google, Eric Schmidt, do të jetë vizitë private dhe humanitare.

Richradson, i cili është edhe ish-guvernator i Nju Meksikos, ka thënë se as ai, as Schmidt nuk do të dërgojnë në Phenjan ndonjë mesazh të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Uashingtoni ka thënë koha e udhëtimit nuk është e përshtatshme.

Koreja e Veriut është nën sanksione ndërkombëtare për shkak të provave të saj bërthamore dhe raketore.

Richardson, i cili në të kaluarën ka negociuar me Korenë e Veriut për çështje të ndryshme, ka thënë po ashtu se është i shqetësuar për shtetasin amerikan, të arrestuar në Korenë Veriore, Keneth Bae.

Detajet se kë do të takojnë Richradson dhe Schmidt në Phenjan, janë ende të paqarta.
XS
SM
MD
LG