Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Tërmet i fuqishëm në Alaskë, alarm për cunami


Pamje e shkatërrimeve nga cunami në Japoni në vitin 2011 dhe 2012

Pamje e shkatërrimeve nga cunami në Japoni në vitin 2011 dhe 2012

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur sot Alaskën, duke shkaktuar alarm të menjëhershëm për cunami për territoret bregdetare në pjesën juglindore të Alaskës dhe në Kolumbinë Britanike të Kanadasë.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti, që ndodhi sot në mëngjes, ishte me intensitet 7.5 shkallë.

Epiqendrën e kishte 100 kilometra në perëndim të qytetit Krejg në Alaskë, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk ka pasur raporte për dëme, kështu që alarmi për cunami është tërhequr pas disa orësh.
XS
SM
MD
LG