Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Kërkohet aksion për kufirin e borxhit


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka tërhequr vërejtjen se pas mospajtimeve të ashpra aktuale në Kongres, për legjislacionin për parandalimin e të ashtuquajturës “tatëpjetë fiskale”, Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë mospajtime të tjera të këtilla për buxhet.

Në fjalimin e tij të sotëm javor në radio dhe në Internet, zoti Obama tha se ligji i ri, që ai e nënshkroi të entjen, ishte vetëm një hap për zgjidhjen e problemeve fiskale dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Këto komente u bënë në periudhën kur demokratët dhe republikanët në Kongres po përgatiten për një betejë tjetër të ashpër lidhur me legjislacionin për kufizimin e marrjes së huas deri në shumën prej 16400 miliardë dollarësh.

Kongresi i ka afro dy muaj për ta rritur kulmin e borxhit për të lejuar më tepër huamarrje nga qeveria ose rrezikon që administrata të falimentoj dhe të mos jetë në gjendje t’i paguaj borxhet dhe obligimet financiare.
XS
SM
MD
LG