Ndërlidhjet

Kosovë: Thaçi i uron besimtarët ortodoksë për Kërshëndella


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar besimtarët ortodoksë për Kërshëndella.

“Kjo festë e gjen Kosovën duke përmbushur agjendën e saj evropiane, të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet, dhe me një synim të qartë për t’u bërë pjesë e vlerave evropiane, duke u integruar në BE dhe në NATO”, thuhet pos tjerash, në urimin e zotit Thaçi, njofton Zyra e kryeministrit.

Mëtutje theksohet se “të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks të Kosovës iu uroj që ky vit të jetë i respektit për njëri-tjetrin, i tolerancës dhe besimit në ardhmërinë tonë të mirë”.
XS
SM
MD
LG