Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga i uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë dhe qytetarët e vendit.

“Festa e Krishtlindjes është një ditë e veçantë për besimtarët ortodoksë. Ajo bartë me vete porosinë për paqen, harmoninë, respektin dhe besimin në njëri-tjetrin”, thuhet pos tjerash në mesazhin e presidentes Jahjaga.

Mëtutje ajo ka theksuar se “uroj që këtë ditë të shënuar për ju, ta kaloni me njerëzit tuaj të dashur. Uroj që kjo ditë të shërbejë si rast për të shtuar respektin mes të gjithë qytetarëve, për të vepruar për një të nesërme edhe më të mirë për të gjithë”.
XS
SM
MD
LG