Ndërlidhjet

Kosovë: Kolona të mëdha në Merdare dhe Dheu i Bardhë


Pplicët e Kosovës dhe të Serbisë në vendkalimin kufitar në Merdare
Pplicët e Kosovës dhe të Serbisë në vendkalimin kufitar në Merdare
Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Merdare dhe Dheu i Bardhë, “janë krijuar kolona me pritje të gjata”.

Këto kolona janë krijuar në dalje nga Kosova për në Serbi.

Sipas policisë, pritjet në Merdarë po zgjasin nga dy-tri orë, te Dheu i Bardhë, pritjet zgjasin edhe nga tri-katër orë, ndërsa kolonat janbë të gjata nga dy-tre kilometra.

Mëtutje, në kumtesën e policisë thuhet se këto pritje po ndodhin për shkak të fluksit të madh të automjeteve të qytetarëve, që po i shfrytëzojnë këto dy pika kufitare, për t’u kthyer në vendet prej nga kanë ardhur për festat e fundvitit në Kosovë, dhe për shkak të “punës joefikase të autoriteteve serbe”.
Policia thotë se i ka informuar institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa “nëpërmjet tyre dhe mekanizmave ndërkombëtarë është kërkuar përshpejtimi i punës nga autoritetet policore serbe”.

Në pikat e tjera kufitare qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pa pritje të gjata.
XS
SM
MD
LG