Ndërlidhjet

Daçiq: Ndalesa për Nikolliqin – nuk është lëvizje e mirë


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se moslejimi i vizitës së presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në Kosovë për Kërshëndella, “nuk është lëvizje e mirë, pasi nuk i kontribuon relaksimit të raporteve me Prishtinën”.

Duke theksuar se dialogu me Prishtinën duhet të vazhdoj, Daçiq u tha sot gazetarëve në Beograd, se arsye e Prishtinës për moslejim të vizitës është reciprociteti.

Ai ka theksuar se para disa javëve një ministre e Kosovës ka dashur ta vizitoj Preshevën, me ftesë të kryetarit të kësaj Komune, por nuk i është lejuar hyrja.
XS
SM
MD
LG