Ndërlidhjet

Francë: Aktori Depardieu – në Rusi për pasaportë


Aktori Gerard Depardieu e prezenton venën që e ka prodhuar vetë
Aktori Gerard Depardieu e prezenton venën që e ka prodhuar vetë
Mediat e Rusisë thonë se aktori francez, Gerard Depardieu, ka rritur në Rusi, ku ai mund të takohet me presidentin Vlladimir Putin, dhe ta marrë pasaportën ruse.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti, i transmeton fjalët e Dmitry Peskovit, zëdhënës i presidentit Vlladimir Putin, që thotë se Depardieu ka arritur në qytetin Soçi në Detin e Zi dhe mund të takohet me presidentin Putin, më vonë gjatë ditës.

Peskov, poashtu, tha se “nuk mund të përjashtohet se gjatë takimit Depardieu mund ta marrë pasaportën”.

Të enjten Putin i siguroi shtetësinë ruse, aktorit Gerard Depardieu, i cili është i involvuar në mospajtime të thella tatimore me autoritetet e Francës.

Poashtu, të enjten, ish aktorja e njohur fracneze dhe aktiviste për mbrojtjen e shtazëve, Brigitte Bardot, është kërcënuar se do t’i bashkohet aktorit Depardieu për ekzil në Rusi, nëse Franca nuk e ndalë eutanazinë e paraparë për dy elefantë të sëmurë të cirkut.
XS
SM
MD
LG