Ndërlidhjet

SHBA: Katër të vrarë nga të shtënat në Kolorado


Vendi i krimit në sallën e kinemasë në Aurora vitin e kaluar, ku u vranë 12 vetë

Vendi i krimit në sallën e kinemasë në Aurora vitin e kaluar, ku u vranë 12 vetë

Katër vetë janë gjetur të vrarë pas incidentit me të shtëna, që ka shkaktuar ndërhyrjen e policisë në shtetin perëndimor amerikan, Kolorado.

Policia në vendin Aurora tha se pjesëtarët e saj kishin shkuar sot në një shtëpi, pasi gjatë natës ishin dëgjuar të shtëna.

Një person i dyshuar ishte barrikaduar në shtëpi për disa orë, dhe kjo ka shkaktuar luftë me të shtëna me policët.

Kur policia depërtoi në shtëpi, ata e gjetën të dyshuarin të vrarë, së bashku me tre të tjerë, që qartazi ishin vrarë më herët.

Aurora ishte skenë e të shtënave tragjike në muajin korrik të vitit të kaluar, me ç’rast një person i armatosur i vrau 12 vetë dhe i plagosi 58 të tjerë, në në sallë të kinemasë.
XS
SM
MD
LG