Ndërlidhjet

Schwarzenberg: Centrali atomik në Çeki – i sigurt


Karel Schwarzenberg
Karel Schwarzenberg
Ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg, njëherësh kandidat në zgjedhjet presidenciale në këtë vend, tha se Çekia duhet ta përfundoj ndërtimin e njësisë 3 dhe 4 të centralit atomik në Temelin dhe se ky central është i sigurt.

Në një intervistë për revistën austriake, Profil, zoti Schwarzenberg e ka përmendur vizitën e fundit të sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, në Pragë, dhe kërkesën e saj që autoritetet e Çekisë ta zgjedhin kompaninë amerikane, Westinghouse, për ndërtimin e njësiteve të reja në Temelin.

Ofertë për projektin Temelin ka dërguar edhe një konzorcium çeko-rus.

Ky projekt vlerësohet se e ka vlerën ndërmjet 10 – 15 miliardë dollarë.

Austria e ka kundërshtuar punën e centralit atomik në Temelin, që nga kufiri austriak është larg 60 kilometra.

Ministri Schwarzenberg tha se ai nuk ka frikë se mund të ndodhë ndonjë aksident shkatërrues, siç ishte ai i vitit të kaluar në centralin atomik në Fukushima të Japonisë.
XS
SM
MD
LG