Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Shtetasi rus Depardieu do të jetoj në Mordovia


Gerard Depardieu e tregon pasaportën e tij ruse në qytetin Saransk

Gerard Depardieu e tregon pasaportën e tij ruse në qytetin Saransk

Aktori francez i filmit, Gerard Depardieu, i cili mbrëmë e ka marrë shtetësinë ruse, raportohet se po e shqyrton mundësinë për të lëvizur në Republikën e Mordovias në Rusi.

Zoti Depardieu, të cilit personalisht presidenti rus, Vlladimir Putin, ia dha pasaportin rus, në qytetin turistik Soçi, në Detin e Zi, sot ka udhëtuar në Saransk, që është kryeqytet i Mordovias.

Me këtë rast ai i ka vizituar disa objekte lokale dhe i ka marrë çelësat e basesës së re, së bashku me lejen e qëndrimit.

Aktori 64 vjeçar, Gerard Depardieu, i cili thotë se e ka synuar shtetësinë e dytë për t’iu shmangur mospajtimeve në vendin e tij të lindjes në Francë, e ka lavdëruar bukurinë e femrave në Mordovia dhe tha se ai gjithnjë kishte dëshiruar ta luaj rolin e Yemelyan Pugachyov-it, i cili ishte lider i kryengritjes kozake në shekulin e 18-të, e që është përjetësuar me një shtatore në Saransk.
XS
SM
MD
LG