Ndërlidhjet

Britani: Cameron e dëshiron mbajtjen e postit deri më 2020


David Cameron

David Cameron

Kryeministri britanik, David Cameron, thotë se e dëshiron këtë post, deri në vitin 2020, nëse Partia Konservatore e tij, fiton në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2015.

Në një intervistë për gazetën Sanday Telegraph, Cameroni 46 vjeçar, tha se atij i duhet mandati i plotë pesëvjeçar për të qenë në gjendje t’i shtyjë përpara reformat për çështjet prej martesës së personave me gjini të njejtë e deri te shpenzimet për ndihmat e jashtme.

Duket se komentet e tij kishin për qëllim t’i kundërshtojnë spekulimet se zoti Cameron synon të tërhiqet në gjysmë të mandatit të dytë eventual, duke e liruar rrugën për kandidatët e tjerë konservatorë.

Por, një hulumtim i ri i opinionit i publikuar në gazetën britanike Daily Mail, sugjeron se rritja e mbështetjes për partinë UKIP, me pikëpamje antievropiane, mund të ndikoj në humbjen e shumicës në parlament nga ana e Partisë Konservatore në vitin 2015, duke i mundësuar kështu fitore Partisë Laburiste dhe liderit të saj, Ed Miliband.
XS
SM
MD
LG