Ndërlidhjet

Indi: Megjithë ndalesën ligjore, babai e shpalli emrin e së dhunuarës


Pamje nga protestat kundër dhunimit të studentes në Nju Delhi
Pamje nga protestat kundër dhunimit të studentes në Nju Delhi
Në Indi, Badri Singh Pandey, babi i vajzës, e cila vdiq pasi u dhuna nga një bandë brutale, publikisht e ka shpallur emrin e vajzës së vet, megjithqë ligji në Indi e ndalon shpalljen e emrave të viktimave të dhunimit, me qëllim që të mbrohet privatësia familjare.

Babai Singh Pandey i tha gazetës britanike Sunday People se dëshiron që bota ta dijë se emri i vajzës së saj është Jyoti Singh Pandey.

Ai ka shfaqur shpresën se zbulimi i emrit të vajzës së tij do t’i inkurajoj femrat e tjera, që kanë pësuar dhunim.

Një ministër në qeverinë e Indislë tashmë ka propozuar që ligji i ri kundër dhunimit të emërohet me emrin Pandey.

Studentja e mjekësisë 23 vjeçare vdiq më 28 Dhjetor në një spital në Singapor, dy javë pasi ishte rrahur brutalisht dhe dhunuar në një autobus në Nju Delhi.

Pesë persona janë akuzuar për dhunim dhe vrasje dhe nëse shpallen fajtor, mund të dënohen me vdekje.

I dyshuari i gjashtë për dhunim, është nën moshën 18 vjeçare dhe do të gjykohet si i ri.
XS
SM
MD
LG