Ndërlidhjet

SHBA: Obama u kthye në Shtëpinë e Bardhë pas pushimit


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe familja e tij, janë kthyer në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, pasi pushimet e Krishtlindjeve i kaluan në vendlindjen e tij, Havai.

Obama, zonja e parë dhe dy vajzat e tyre, në bazën ushtarake ajrore Andrews në Uashington, arritën sot para mesditës me aeroplanin Air Force One.

Prej bazës Andrews, me helikopter shkuan në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Obama e pat filluar pushimin e tij më 21 Dhjetor, por ishte detyruar ta ndërprente më 26 Dhjetor, dhe të kthehet në Uashington, për tu bërë presion ligjvënësve amerikanë për ta arritur një marrëveshje me të cilën është evituar e ashtuquajtura “tatpjetë fiskale”.

Pas arritjes së marrëveshjes, Obama ishte kthyer përsëri në Havai më 2 janar 2013.
XS
SM
MD
LG