Ndërlidhjet

Pakistan: Të paktën 12 militant virten nga sulmet ajrore të SHBA-ve


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Autoritetet në Pakistan thonë se nga sulmi ajror i ushtrisë së SHBA-ve të bërë në rajonin fisnor të Vaziristanit të Jugut, janë vrarë të paktën 12 militant.

Zyrtarë të sigurisë i kanë thënë Radios Mashaal të RFE/RL-së se sulmi ka filluar në orët e para të së dielës, me lansimin e 12 raketave të cila duke se cak kryesor kanë pasur strehimet e militantëve në fshatin Babar Ghar.

Nuk është bërë i njohur identiteti i militantëve, por, fshati Babar Ghar njihet si fortesë e talibanëve nga Pakistani.

Ky është sulmi i tretë nga ajri i forcave amerikan në Pakistan i bërë brenda këtyre pesë ditëve.

Ndërkohë, Islamabadi ka kritikuar këto sulme amerikane, duke i fajsuar për vdekjen e qindra civilëve.
XS
SM
MD
LG