Ndërlidhjet

Uzbekistan: Lirohen pengjet e marra nga banorët e enklavës Soh


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Rreth 14 gra e fëmijë të cilët ishin marr pengë nga banorët e enklavës Soh në Uzbekistan, janë liruar.

Shërbimi i shtypit i administruar nga rajoni Batken në Kirgistanin jugor tha se, negociatat e së hënës kanë rezoltuar me lirimin e pengjeve, por, guvernatori i Batken-it, Janysh Razakov tha se, më shumë se 20 qytetar kanë mbetur në enklavën Soh.

Banorët e Soh-it, kanë sulmuar rojet e kufirit të Kirgistanit gjatë ditë së shtunë, gjatë kohës kur këta të fundit ishin duke i mbikqyrur linjat e energjisë elektrike të ndërtuara tash së fundi.

Gjatë këtij sulmi, banorët e Soh-it, kanë marr pengje rreth 40 qytetar të Kirgistanit nga fshati Charbak dhe makinat të cilat ishin duke kaluar nga kjo enklavë.

Gjendja e një polici nga Kirgistani i plagosur gjatë përleshjeve të së dielës, paraqitet të jetë shumë e rëndë me disa demtime në kokë.
XS
SM
MD
LG