Ndërlidhjet

SHBA: Obama flitet se do ta emërojë një republikan për Sekretar të Mbrojtjes


Senatori Chuck Hagel

Senatori Chuck Hagel

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama pritet që sekretar të mbrojtes të emëroj senatorin republikan Chuck Hagel. Sipas raporteve të meidave amerikane të cilat citojnë zyrtarë që janë të përfshirë në këtë proces, thuhet se Obama ka vendosur që Hagel ta mbajë këtë pozitë dhe se emërimi do të bëhet të hënën.

Megjithatë, sipas orarit të Shtëpisë së Bardhë, del që presidenti amerikan nuk do të ketë ndonjë paraqitje publike gjatë ditës së hënë.

Sekretari aktual i Mbrojtes, Leon Panetta ka thënë se nuk do ta lë këtë pozitë përderisa Obama nuk fillon mandatin e dytë më 20 janar. Hagel, i cili është një veteran i luftës në Vietnam, njihet edhe për gjuhën kritike ndaj Izraelit dhe mbështet përpjekjet për dialog me Iranin.

Kongresmenët kryesor republikanë, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me zgjedhjen e Obamës, duke sinjalizuar një debat të ashpër gjatë seancave në senat.

Zgjedhja e sekretarëve të kabinetit, duhet të miratohet nga dhoma e sipërme e Kongresit për t’ju lejuar atyre që ta ushtrojnë postin e tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG