Ndërlidhjet

Krazai, vizitë tre-ditore në Uashington


Obama-Karzai

Obama-Karzai

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai, ka shkuar për një vizitë tre-ditore në kryeqytetin amerikan, Uashington.

Ai pritet që të takohet me Presidentin Barack Obama dhe me zyrtarët tjerë kryesor të shtetit. Bisedimet pritet të fokusohen kryesisht në çështje të sigurisë, ekonomisë, tranzicionin politik, mbështetjën dhe fuqizimin e forcave të sigurisë afagane, procesit të paqës dhe bisedimet lidhur me një marrëveshje bilaterale që ka të bëjë me sferën e sigurisë.

Planifikohet që deri në fund të vitit 2014, shumica e forcave të SHBA-së dhe shteteve tjera të NATO-së, të lënë Afganistanit.

Çështja kryesore me të cilën po përballen presidenti i SHBA-ve dhe ai i Afganistanit është që të vlerësojnë se sa trupa ushtarak duhet që të qëndrojnë për të asistuar me trajnime dhe ofrimin e mbështetjës në fushën e sigurisë.
XS
SM
MD
LG