Ndërlidhjet

Besimtarët ortodoksë po festojnë sot Krishtlindjet


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Miliona besimtarë të fesë Ortodokse nëpër të gjithë botën, kanë pritur festën e Krishtlindjeve. Në Rusi, Presidenti Valladimir Putin ka marrë pjesë në meshën e mbajtur në manastirin e grave Troitsa-Giergievsk në fshatin Lensoye Adlersky në rajonin e Sochit.

Kryeministri rus, Dimitry Medvedev, ka marrë pjesë në meshën e Katedralës Krishti Shpëtimtar në Moskë në të cilën edhe kreu i Kishës Ortodokse, Patriarku Kirill iu drejtua masës së mbledhur.

Kjo festë është kremtuar edhe në Kosovë nga pjesëtarë të komunitetit serb. Manifestimi kryesor është mbajtur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ndërkohë, është paralajmëruar ardhja e disa autobusëve me pelegrinë nga Serbia për të marrë pjesë në këtë festë.
XS
SM
MD
LG