Ndërlidhjet

Qetë për Krishtlindjet Ortodokse


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës tha se festimet për Krishtlindjet Ortodokse kanë kaluar pa ndonjë incident të madh, me përjashtim të një proteste të mbajtur të dielën nga Lëvizja “Vetëvendosje” dhe organizata “Thirrjet e Nënave” para kishës Ortodokse në Gjakovë.

Të hënën ceremonitë thuhet se kanë vazhduar, derisa Policia është përkujdesur për sigurinë në “një perimetër më të gjerë” të kishave e manastireve.

Serbët kosovarë, kryesisht në organizime private, kanë mbajtur ceremonitë në Gjakovë, Graçanicë dhe në veri të Mitrovicës.

“Kanë qenë diku njëqind serbë që kanë marrë pjesë në ceremonitë e mbajtura në veri të Mitrovicës”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

Edhe pse zyrtarëve serbë u është refuzuar kërkesa për të marrë pjesë zyrtarisht në ceremonitë ortodokse në territorin e Kosovës, mësohet se të dielën mbrëma në veri të vendit ka qëndruar shefi i Zyrës për Kosovën, Aleksandër Vulin.
XS
SM
MD
LG