Ndërlidhjet

Nis gjyqi për të dyshuarit për vrasjen e studentes indiane


Nju Delhi, foto nga arkivi
Nju Delhi, foto nga arkivi
Pesë persona të akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një studenteje në Nju Delhi kanë bërë paraqitjen e tyre të parë në gjykatë, ku janë informuar për listën e plotë të akuzave.

Gjyqtari ka vendosur që seanca të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, pasi shpërhtyen skena kaotike në sallën e mbushur plotë të gjykatës.

Policia ka akuzuar personat për rrëmbim, përdhunim, vrasje, dhe krime të tjera.

Ata përballen me dënimin me vdekje për sulmin e 16 dhjetorit, i cili ka shkaktuar zemërim global dhe protesta masive në të gjithë Indinë.

I dyshuari i gjashtë, që është 17 vjeç do të gjykohet në një gjykatë për të mitur.

Të gjashtë personat akuzohen për përdhunimin dhe torturimin e studentes 23-vjeçare të fizioterapisë dhe rrahjen e mikut të saj në autobus në Nju Delhi. Studentja vdiq dy javë më vonë në një spital në Singapor.
XS
SM
MD
LG