Ndërlidhjet

Kreu i Google arrin në Korenë Veriore


Kreu ekzekutiv i Google, Eric Schimidt, Pekin, 7 janar, 2013.
Kreu ekzekutiv i Google, Eric Schimidt, Pekin, 7 janar, 2013.
Kreu ekzekutiv i Google-së, Eric Schmidt dhe ish guvernatori i New Mexicos, Bill Richardson kanë aritur në Korenë Veriore në një vizitë private kundërthënëse.

Richardson e ka quajtur vizitën një mision privat dhe humanitar dhe tha se një nga qëllimet ishte lirimi i Kenneth Bae, një ciceron koreano-amerilan, që u arrestua në vitin e kaluar nga Koreja Veriore.

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar misionin, duke thënë se është zhvilluar shumë shpejt pasi që Koreja Veiore ka kryer provën me raketën me rreze të gjatë veprimi.

Përfshirja e Schmidtit nuk është e qartë. Schmidt njihet për avokimin mbi lidhjet e internetit, por ka veçuar Korenë Veriore, e cila nuk lejon qasjen në rrjetin global.

Anëtarët e delegacionit, që kanë folur në kushte anonimiteti, thanë se Schmidt ka për qëllim që të bëjë një donacion gjatë vizitës së tij, por, nuk kanë ofruar detaje.
XS
SM
MD
LG