Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq: Vizita në Kosovë, të jetë bazë për bisedime


Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq

Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliw ka deklaruar në Beograd, se ka dashur që për Kërshëndellat Ortodokse të jetë në Kosovës, por, siç ka thënë, “këtë nuk e ka mundësuar bashkësia evropiane”.

“Unë nga qeveria shqiptare as që pres që të më lejojunë që më nje pjesë të popullit ta kalojë këtë ditë të gëzuar, dhe BE duhet të mendojë mirë kur dëshiron ta bindë Serbinë se është neutrale ndaj statusit dhe se dëshiron që t’i ndihmojë të gjithëvë për të jetuar më mirë”, u ka thënë Nikolliq gazetarëve para një ceremonie fetare.

“Kjo do të jetë bazë për bisedime. Kjo është të jesh a të mos jesh- a mund a nuk mund të shkojë presidenti në Kosovë”, ka thënë Nikolliq.

Ai ka shtuar se nuk ka kërkuar që në Kosovë të shkojë me mision politik, por fetar, por, siç është shprehur ”atje nuk ka shumë njerëz që besojnë në zot”.

vendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në letrën e tij dërguar shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, shkruan se “leja për presidentin Nikolliq dhe stafin shoqërues dhe anëtarët e familjes, për të vizituar Republikën e Kosovës, nuk është dhënë”.

Autoritetet e Kosovës nuk e kanë lejuar vizitën e presidentit të Serbisë në Kosovë për festën e Kërshëndellave ortodokse.

Në letrën e tij, e cila u është dërguar mediave, zëvendskryeministri, Hajredin Kuçi, që i është përgjigjur letrës së Zhbogarit, me të cilën transmetohet kërkesa me shkrim e palës serbe për lejimin e vizitës së Nikolliqit, i thekson rastet kur nuk është lejuar vizita e ministrave të Kosovës për ta vizituar Preshevën.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se nuk do të shkojë për Krishtlindjet Ortodokse në Kosovë, pasi nuk dëshiron që Prishtina të vendosë se a do të shkojë apo jo ai në Kosovë.

Meqë Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, vizitat e tilla të zyrtarëve serbë në vend viteve të kaluara janë realizuar pas miratimit të zyrave të BE-së në të dyja vendet.
XS
SM
MD
LG