Ndërlidhjet

Eksploruesi britanik nis ekspeditë më Antarktik


Antarktik
Antarktik
Eksploruesi britanik Sir Ranulph Fiennes ka filluar fazën e ardhshme të një ekspedite, të përshkruar si një nga sfidat e fundit të mbetura polare – kalimin e Antarktikut gjatë dimrit të atjeshëm.

Fiennes dhe ekipi i tij pesë-anëtarësh u largua nga Cape Town i Afrikës së Jugut të hënën, me një anije kërkimore polare, në atë që e kanë quajtur “Udhëtimi më i ftohtë”.

Ata planifikojnë që të udhëtojnë rrugëve tokësore në Antarktik më 21 mars, nga baza ruse Novolazareskaya për në bazën e kapitenit Robert Falcon Scott në Sound McMurdo, duke kaluar polin e Jugut, në udhëtimin e gjatë 4 mijë kilometra.

Shumica e udhëtimit do të jetë në errësirë totale me temperatura të ulëta deri në minus 90 gradë Celsius.
XS
SM
MD
LG