Ndërlidhjet

Pakistani i dërgon notë proteste Indisë


PIkat e sigurisë së Indisë përgjatë kufirit me Pakistanin
PIkat e sigurisë së Indisë përgjatë kufirit me Pakistanin
Ministria e Jashtme e Pakistanit ka paraqitur një notë proteste ndaj Indisë, lidhur me atë që ajo thotë se ishte sulm i paprovokuar në një post kufitar, në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Trupat indiane dhe pakistaneze shkëmbyen zjarr të dielën përgjatë kufirit të tyre të diskutueshëm në Kashmir, derisa palët akuzuan njëra-tjetrën për incidentin.

Islamabadi tha se një ushtar pakistanez u vra dhe një u plagos në sulmin, kur trupat indiane kaluar kufirin de facto të njohur si Linja e Kontrollit dhe sulmuan një post ushtarak.

Ushtria indiane ka hedhur poshtë akuzat.

Kashmiri i banuar me shumicë myslimane është një rajon në Himalaje, për të cilin edhe India edhe Pakistani, pretendojnë kontroll të plotë , por, kanë kontroll të pjesshëm.
Ai ka qenë shkak i dy luftrave midis Indisë dhe Pakistanit që nga viti 1947.
XS
SM
MD
LG