Ndërlidhjet

Shtyrja e hapjes së aeroportit të Berlinit, turpëron Gjermaninë


Ilustrim
Ilustrim
Shtyrja e pestë e hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Berlinit e ka dëmtuar reputacionin e Gjermanisë për efikasitet dhe kërcënon të shkatërrojnë karrierën e kryebashkiakut të qytetit Klaus Wowereit.

I planifikuar tash e 20 vjet, Aeroporti Ëilli Brandt International i ri i Berlinit, në vlerë prej 4.3 miliardë eurosh, e ka shtyrë hapjen që nga viti 2011 për në qershor të 2012, pastaj në mars 2013, në tetor 2013 dhe siç ka thënë një burim për Reuters, shtyrja e fundit do jetë në vitin 2014.

Vonesat, të shkaktuara nga problemet e ndryshme, e kanë kthyer aeroportin dhe qytetin në shaka mbarëkombëtare, Autoritetet kanë frikë se kjo do ta dëmtojë reputacionin global të inxhinierisë gjermane.
XS
SM
MD
LG