Ndërlidhjet

Themeluesi i Festivalit Montreux Jazz bie në komë


Performanse në Montreux Jazz Festival, foto nga arkivi

Performanse në Montreux Jazz Festival, foto nga arkivi

Themeluesi i Festivalit Montreux Jazz, njëherësh menaxher i tij, Claude Nobs është hosptializuar në spital në gjendje kome, si pasojë e një lëndimi gjatë skijimit.

Nobs, 76-vjeçar, është rrëzuar derisa po skijonte, dhe i është nënshtruar një operacioni në Lozanë. Ai ishte ende pa ndjenja të hënën, ku mjekët po kryejnë teste për të përcaktuar se si të vazhdohet më tutje.

Gazeta zvicerane, Le Matin raportoi se Nobs ka qenë në një gjendje kome që nga aksidenti i tij më 24 dhjetor.

Planifikimi për festivalin Montreux Jazz 2013 është duke vazhduar nga ana e sekretarit të përgjithshëm, Mathieu Jaton, që ka marrë përgjegjësitë e Nobsit.
XS
SM
MD
LG