Ndërlidhjet

Chavez në gjendje stabile


Hugo Chavez, foto nga arkivi
Hugo Chavez, foto nga arkivi
Ministri i Informacionit i Venezuelës tha të hënën në mbrëmje se presidenti Hugo Chavez është në gjendje stabile në një spital në Kubë, por mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë të enjten, kur është caktuar të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të presidentit.

Ministri Ernesto Villegas tha se Chavez po reagon ndaj trajtimit “të vazhdueshëm dhe rigoroz” që po merr në një spital kuban, ku muajin e kaluar iu nënshtrua një operacioni kundër kancerit, për të katërtën herë.

Kreu i Asamblesë Kombëtare Diosdado Cabello ka bërë thirrje për një tubim masiv në mbështetje të tij më 10 janar, kur Chavez do të duhej të jepte betimin për një mandat të tretë në detyrë.

Chavez u nis për në Kubë gati një muaj më parë dhe nuk është paraqitur nga ajo kohë në publik.

Kundërshtarët e tij citojnë dispozitat kushtetuese në lidhje me aftësinë e presidentit për të shërbyer dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
XS
SM
MD
LG