Ndërlidhjet

Japonia i dërgon notë proteste Kinës


Ishujt e kontestueshëm mes Japonisë e Kinës, foto nga arkivi

Ishujt e kontestueshëm mes Japonisë e Kinës, foto nga arkivi

Ministria e Jashtme e Japonisë ka thirrur ambasadorin kinez për ta vënë në pah një “protestë të fortë” kundër pranisë së anijeve kineze në ujërat përreth një grupi të ishujve të kontestueshëm.

Lëvojza e së martës shënon herën e parë, që qeveria e re e kryesuar nga kryeministri nacionalist Shinzo Abe, zyrtarisht ngriti çështjen me Kinën.

Zëvendësministri i jashtëm i Japonisë Akitaka Saiki është takuar me ambasadorin kinez Yongua Cheng.

Një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Japonisë tha se Saiki ka “protestuar ashpër ndaj hyrjes së anijeve kineze dhe qëndrimin e tyre për një kohë të gjatë brenda ujërave territoriale japoneze, si dhe kërkoi që incidente të tilla të mos përsëriten më”.

Kina ka dërguar një seri të anijeve në zonën pranë zinxhirit të ishujve, që Japonia i quan Senkakus, ndërsa Kina Diaoyus. Të dyja vendet kanë pretendime mbi zinxhirin e ishujve.
XS
SM
MD
LG