Ndërlidhjet

Irani pranon, sanksionet ulën eksportin e naftës


Anije-cisterne e naftes e Iranit, foto nga arkivi
Anije-cisterne e naftes e Iranit, foto nga arkivi
Një zyrtar i lartë iranian tha se eksportet e naftës në vend janë ulur për 40 për qind në nëntë muajt e fundit, si pasojë e sanksioneve perëndimore.

Ministri i naftës Rostam Qasemi tha se rënia në 40 për qind e shitjes së naftës u shoqërua edhe nga një rënie prej 45 për qind të riatdhesimit të parave të naftës.

Pohimi nga ana e Qasemit është i rëndësishëm, duke pasur parasysh se ai ishte një nga zyrtarët që deri më tash pretendonte se eksportet e naftës së Iranit mbeten të paprekura nga sanksionet e SHBA-së dhe BE-së.

Disa zyrtarë të tjerë gjithashtu kanë pranuar kohët e fundit se sanksionet po dëmtojnë ekonominë.

Ministri i Ekonomisë Shamseddine Hosseini muajin e kaluar tha se të ardhurat nga nafta kishin rënë 50 për qind për shkak të embargos perëndimore, e cila hyri në fuqi në korrik të 2012-ës.
XS
SM
MD
LG