Ndërlidhjet

Qeveria serbe shqyrton platformën për Kosovën


Ilustrim
Ilustrim
Një seancë e përbashkët e qeverisë dhe e presidentit të Serbisë mbi platformën për Kosovën zhvillohet sot në Beograd.

Në takim, siç transmetojnë mediat serbe, pritet që të miratohen parimet kryesore të platformës për Kosovën, të cilat Qeveria e Serbisë si propozim rezolutë, do t’ia dërgojë Kuvendit të Serbisë për miratim.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq një ditë më parë është shprehur se në këtë seancë duhet të miratohet platforma, dhe ka thënë se ndaj dokumentit nuk duhet të ketë "skepticizëm, mosbesim e vetëcenzurë”.

Sipas raporteve, më 11 janar pritet të mbahet një seancë e Kuvendit, ku do të shqyrtohej rezoluta për Kosovën.

Platforma për Kosovën eshte hartuar për te qene baze e bisedimeve me Kosovën, të ndërmjetesuara nga Brukseli zyrtar.
XS
SM
MD
LG