Ndërlidhjet

Depardieu përballet me drejtësinë franceze


Gerard Depardieu
Gerard Depardieu
Aktori francez Gerard Depardieu, pritet të paraqitet para një gjykate në Paris, për t'u përballur me akuzat për ngasje në gjendje të dehur.

Depardieu ka pranuar akuzat. Akuzat rrodhën nga një incident në Paris në nëntor, kur ai u rrëzua nga një skuter, ndërsa thuhet se më shumë se tre herë kishte kaluar kufirin ligjor të alkoolit.

Paraqitja në gjykatë vjen derisa Depardieu është përfshirë në kontest të profilit të lartë mbi taksat me autoritetet franceze, që çoi në kërkesën e tij për të marrë pasaportë ruse.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse Depardieu do të paraqitet në gjykatë të mërkurën. Ai të hënën ishte në Zvicër.

Gjatë fundjavës, ai ishte në Rusi, ku presidenti Vladimir Putin i dorëzoi personalisht atij pasaportën e tij të re ruse.

Nëse nuk paraqitet në gjykatë të mërkurën, Depardieu mund të përballen me procedura penale.
XS
SM
MD
LG