Ndërlidhjet

logo-print

Marrëveshje mes EULEX e MPB për mbrojtjen e dëshmitarëve


Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnac dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, duke nënshkruar marrëveshjen për mbrojtjen e dëshmitarëve, Prishtinë, 8 janar, 2013

Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnac dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, duke nënshkruar marrëveshjen për mbrojtjen e dëshmitarëve, Prishtinë, 8 janar, 2013

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe shefi i misionit të Bashkimit Evropian (EULEX), Xavier de Marnak, kanë nënshkruar sot memorandum të bashkëpunimit.

“Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe EULEX-it, ka të bëjë me mbrojtjen e dëshmitarëve", thuhet në një njoftim të MPB-së.

Ministria nuk ka dhënë detaje të marrëveshjes, por, mbrojtja e dëshmitarëve, ka qenë një ndër çështjet më të ndjeshme të drejtësisë kosovare.

Në raportet e ndryshme ndërkombëtare për drejtësinë në Kosovë, vazhdimisht është bërë thirrje që autoritetet e Kosovës të bëjnë më shumë për programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.
XS
SM
MD
LG