Ndërlidhjet

Gjyq ndaj 14 opozitarëve vietnamezë


Vietnam...

Vietnam...

Avokatët thonë se 14 vietnamezë të akuzuar për lidhje me një grup të ndaluar opozitar, dolën në gjyq të martën nën akuzat se janë përpjekur ta rrëzojnë qeverinë komuniste.

Avokati mbrojtës Tran Thu Nam tha se gjyqi ka nisur nën masa të ashpra sigurie.

Nam tha se të pandehurit, 12 nga të cilët katolikë, akuzohen se kanë punuar me partinë reformiste Viet-tan me seli në SHBA.

Katër prej tyre mund të përballen me dënimin me vdekje nëse shpallen fajtorë.

Regjimi komunist e ka shpallur Viet Tanin si grup terrorist, por Uashingtoni thotë se nuk ka dëshmi se organizata është e përfshirë në aktivitete terroriste.
XS
SM
MD
LG