Ndërlidhjet

Siri: Damasku ka bllokuar ndihma për 1 milion njerëz në nevojë


Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se 1 milion sirian, shumica prej tyre nëpër zona të knflikteve, kanë nevojë të menjëhershme për ndihma ushqimore, pasi që Qeveria e Sirisë ka reduktuar shpërndarjen e tyre.

Zëdhënësja e Programit Botëror për Ushqim (WFP), Elisabeth Byrs ka thënë se kjo agjenci e OKB-së u ka shpërndarë banorëve sirian për çdo muaj racione me vlerë prej 1.5 milion dollarë.

Vlerësohet se në Siri aktualisht janë rreth 2.5 milion njerëz në nevojë. WFP ka brë të ditur se është e pa mundur që të shtohet ndihma pasi që vetëm një numër i vogël i organizatave janë të autorizuara që të shpërndajnë ndihma në Siri. OKB vlerëson se numri i njerëzve të vrarë gjatë konflikitit 21 mujorë ka arritur më shumë se 60 mijë.

Gjithashtu, kjo organizatë bënë të ditur se numri i refugjatëve sirianë gjatë muajve të fundit është rritur nga 500 në 600 mijë.
XS
SM
MD
LG