Ndërlidhjet

Venezuelë: Chavezi nuk është në gjendje të marrë pjesë në inaugurim


Hugo Chavez

Hugo Chavez

Presidenti i sëmurë i Venezuelës, Hugo Chavez, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të paraparë për nesër, për mandatin e tij të ri në presidencë, tha mbrëmë vonë kryesuesi i Asamblesë Kombëtare, Disodado Cabella.

Ai e lexoi një letër nga zëvendëspresidenti, Nicolas Maduro, me të cilën ligjvënësit informoheshin se mjekët, që po e trajtonin zotin Chavez nga sëmundja e kancerit në Kubë, kishin kërkuar që “procesi i ripërtritjes pasoperative duhet të zgjatet pas 10 janarit të këtij viti”.

Muajin e kaluar, presidenti Chavez iu nënshtrua një operacioni në Kubë dhe prej atëherë nuk është parë e as dëgjuar publikisht.

Në letrën e zëvendëspresidentit Maduro thuhet se Chavezi do ta japë betimin më vonë.
XS
SM
MD
LG