Ndërlidhjet

logo-print
David Bowie po feston ditëlindjen e tij me lëshimin e një kënge të re.

Këngëtari anglez njoftoi të martën, se në ditëlindjen e tij të 66, ai ka lëshuar këngën e tij të parë në 10 vjetët e fundit të titulluar “Where are we now?”.

Albumi i ri, “The next day”, siç njofton AP, do të dalë më 11 dhe 12 mars në Britani dhe respektivisht në Shtetet e Bashkuara.

Kënga u lëshua në iTunes në 119 vende. Ajo është prodhuar nga bashkëpunëtori Tony Visconti.

Albumi i fundit i Bowie-t ishte “Reality” në vitin 2003.

Këngëtari ka debutuar në vitin 1960, duke publikuar albume të shumta të suksesshme me zhanret që shkojnë nga roku te pop, e prej soul te funk.

Hitet që janë përfshirë në Rock and Roll Hall of Fame janë “Let’s Dance,”China girl”, “Fame” dhe “Dancing in the street”.(a.i.)


David Bowie - Where are we now?
XS
SM
MD
LG