Ndërlidhjet

Filipine: Së paku 120 të plagosur në një ceremoni fetare


Ilustrim
Ilustrim
Së paku 120 vetë janë plagosur gjatë një ceremonie fetare katolike vjetore në Filipine.

Policia tha se maniferstimi kishte nisur me 500 mijë vetë, por masa pritet të rritet në një milion.

Kjo ceremoni ka të bëjë me një shtatore të Jezu Krishtit, e cila nga Meksika ishte sjellur në Filipine, në vitin 1606.

Shtatorja bartet me karrocë nga kryeqyteti Manila e deri në Kishën Quipo. Gjatë kësaj kohe, njerëzit shtyhen në përpjekje për ta prekur atë, pasi disa besojnë se mund t’i shërojë sëmundjet.
XS
SM
MD
LG