Ndërlidhjet

Lance Armstrong thyen heshtjen


Lance Armstrong
Lance Armstrong
Lance Armstrong është pajtuar ta thyejë heshtjen dhe të flasë për të gjitha çështjet në një intervistë me prezantuesen e mirënjohur amerikane, Oprah Winfrey, përfshirë këtu edhe për dyshimet se ka shfrytëzuar ilaçe që njihen si steroidë gjatë karrierës së tij në çiklizëm.

Në një komunikatë të lëshuar nga faqja zyrtare e zonjës Winfrey, thuhet se intervista e çiklistit me famë botërtore do të jetë e para që kur karriera e tij mori tatëpjetën pas një raporti prej një mijë faqesh të Agjencisë Anti-Doping të Shteteve të Bashkuara, “me dëshmi që tregojnë se Armstrsong kishte përdorur drogë që stimulon paraqitjen, gjatë viteve kur ai ishte çiklisti më dominant në botë”.

Nuk është ende e qartë nëse intervista në shtëpinë e zotit Armstrong në Austin të Texasit është e xhiruar apo do të jetë e drejtëpërdrejtë.

Intervista do të transmetohet më 17 janar në Shtetet e Bashkuara.

Vetë Armstrong ka hedhur poshtë vendosmërisht akuzat për doping, të cilat bënë që t’i hiqeshin shtatë titujt e fituar në “Tour de France”.
XS
SM
MD
LG