Ndërlidhjet

logo-print

Kroaci: Eksplodim në hekurudhë


Pamje e Zagrebit

Pamje e Zagrebit

Policia e Kroacisë po zhvillon hetime lidhur me shkaqet e eksplodimit, e cila ka ndodhur sot në mëngjes, aty kah ora 3:50, në hekurudhën në Zagreb, në momentin kur ka kaluar një tern transportues.

Në vendin e shpërthimit ka zjarrfikës dhe piroteknikë, raporton agjencia zagrebase Hina.

Nga ky shpërthim, që ka ndodhur 50 metra nga stacioni i trenave Podsused, nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale, ka njoftuar policia.

Në afërsi të vendit të shpërthimit është ndërprerë transporti hekurudhor dhe ai rrugor, i cili shkon përgjatë binarëve të trenit.

Pos hekurudhës, dëme të vogla ka pësuar edhe një shtëpi, e cila gjendej në afërsi.
XS
SM
MD
LG