Ndërlidhjet

Venezuelë: Parlamenti e shtynë inaugurimin e Chavezit


Hugo Chavez

Hugo Chavez

Parlamenti i Venezuuelës e ka shtyrë në pakufi inaugurimin e presidentit të sëmurë, Hugo Chavez, edhe për një mandat të ri në presidencë.

Parashihej që Chavezi të inaugurohej më 10 janar në Parlament.

Shumica pro Chavezit në Asamblenë Kombëtare e ka pranuar kërkesën, që presidenti, i cili po lufton me kancerin në Kubë, të inaugurohet më vonë para Gjykatës Supreme.

Ligjvënësit e opozitës thanë se mandati aktual i Chavezi kalon të enjten dhe kanë kërkuar nga Gjykata Supreme të vendos për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG