Ndërlidhjet

SHBA: Reduktohet dënimi i ushtarit lidhur me WikiLeaksin


Ushtari Bradley Manning
Ushtari Bradley Manning
Një gjyqtare ushtarake në Shtetet e Bashkuara e ka reduktuar dënimin potencial të ushtarit Bredley Manning, i cili ishte i akuzuar se i ka dërguar dokumente sekrete faqes në Internet, WikiLeaks.

Gjyqtarja ushtarake Denise Lind, ka vendosur se çfarëdo dënimi që i shqiptohet zotit Manning, do të shkurtohet për 112 ditë, për shkak të një ndëshkimi të paligjshëm gjatë nëntë muajve, sa u mbajt Manning në burgun ushtarak.

Avokatët mbrojtës kishin synuar tërheqjen e akuzave ndaj ushtarit Bradley Manning.

Ai ballafaqohet me dënim për ndihmë dhënë armikut dhe 21 akuza të tjera lidhur me kalimin e dosjeve sekrete qeveritare te WikiLeaksi.

Shumica prej këtyre dokumenteve tashmë janë publikuar në Internet.

WikiLeaksi ka premtuar se do të publikoj edhe më tepër dokumente gjatë vitit 2013.
XS
SM
MD
LG