Ndërlidhjet

Japonia shton fondin për mbrojtjen


Japoni

Japoni

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë do të marrë një fond shtesë prej 2.1 miliardë dollarë për të shpenzuar në armë.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi për rritjen e fondeve të martën vonë, duke thënë se fondi do të përdoret për të blerë raketa, avionë luftarakë dhe helikopterë.

Japonia ka një mosmarrëveshje territoriale me Kinën lidhur me një grup të ishujve të pabanuar dhe tashmë janë rritur shqetësimet në lidhje me Korenë e Veriut pasi që Pheniani lansoi një raketë, e cila fluturoi mbi ishujt jugorë të Japonisë.

Kryeministri i ri japonez, Shinzo Abe tha në fillim të kësaj jave se fonde më të mëdha do shkojnë drejt mbrojtjes.

Raportohet se kjo është hera e parë në 11 vjetm, që Japonia rrit shpenzimet për ushtrinë.
XS
SM
MD
LG