Ndërlidhjet

Burg për aktivistët vietnamezë


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë në Vietnam ka dënuar 13 aktivistë me burg, pasi i shpalli ata fajtorë për një komplot për përmbysjen e qeverisë komuniste.

Avokatët mbrojtës thanë se gjykata në Vietnam i dënoi ata me burg nga 3 deri në 13 vjet.

Të pandehurit përfshijnë anëtarë të një grupi katolik, blogerë dhe studentë.

Ata u akuzuan për lidhje me Viet Tanin, një grup opozitar me seli në SHBA, të cilin, qeveria e konsideron si grup terrorist.

Aktivistët u arrestuan në fund të vitit 2011 dhe janë mbajtur në paraburgim që prej atëherë.
Ambasada e SHBA-së në Hanoi tha se është “thellësisht e shqetësuar” në lidhje me dënimet.
XS
SM
MD
LG