Ndërlidhjet

Maliki akuzon protestuesit sunitë


Protestat ne Irak...

Protestat ne Irak...

Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki i ka akuzuar protestuesit anti-qeveritarë se po abuzojnë me liritë e tyre dhe po shkaktojnë “kaos”.

Demonstratat kanë përfshirë zonat me shumicë sunite të Irakut për dy javë, duke shkaktuar çrregullime të transportit.

Protestuesit thonë se qeveria shiite e udhëhequr nga al-Maliki keqtrajton pakicën sunite të vendit.

Ata po bëjnë thirrje për lirimin e të burgosurve dhe për reformën e legjislacionit kundër terrorizmit.

Në një fjalim të mbajtur në Bagdad, al-Maliki tha se kabineti ka formuar një komision për të shqyrtuar disa nga kërkesat e protestuesve, por shtoi se forcat e sigurisë ende mund të ndërhyjnë.
XS
SM
MD
LG