Ndërlidhjet

Jahjaga e Zbogar pro përfundimit të reformës zgjedhore


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Kosovën, zotëri Samuel Zbogar, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi, thuhet ne nje komunikate te kabinetit te presidentes.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Zbogar biseduan për mbarëvajtjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, për agjendën evropiane të Kosovës si dhe për procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe edhe për dialogun për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, me theks të veçantë në përmbushjen e standardeve dhe të kritereve që kërkohen nga BE, thuhet ne komunikate.

Ata vlerësuan se viti 2013 është një vit i rëndësishëm për Kosovën posaçërisht për rrugën evropiane të saj dhe për zhvillimin e proceseve demokratike në vend.

Gjithashtu, presidentja Jahjaga dhe zotëri Zbogar theksuan nevojën e përshpejtimit dhe të përfundimit të reformës zgjedhore dhe kushtetuese dhe vlerësuan se vendosja e rendit dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës mundëson zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG