Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata e lartë mbështet shtyrjen e betimit të Chavezit


Hugo Chavez l

Hugo Chavez l

Gjykata e Lartë e Venezuelës e ka lënë në fuqi një shtyrje të pacaktuar të inaugurimit të presidentit Hugo Chavez, në mandatin e ri, duke thënë se administrata e tij aktuale mund të vazhdojë detyrën si një administratë e përkohshme.

Vendimi i së mërkurës erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së ligjvënësve të opozitës që duan mbajtjen e zgjedhjeve të reja, për shkak se Chavez nuk është në gjendje të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të planifikuar për të enjten.

Chavez, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1999, po shërohet nga një operacion mbi një lloj të pazbuluar të kancerit në Kubë.

Parlamenti i Venezuelës votoi të martën për të lejuar shtyrjen e ceremonisë së betimit derisa Chavez të aftësohet për t’u kthyer në Karakas.
XS
SM
MD
LG