Ndërlidhjet

Merkel: Qiproja s'do ketë trajtim të veçantë


Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të mërkurën se Qiproja e goditur nga borxhi, nuk do të marrë asnjë “trajtim të veçantë” në lidhje me kërkesën e saj për ndihmë prej miliarda eurosh nga fondi i shpëtimit i eurozonës.

Politikanët në Berlin thanë se janë të shqetësuar në lidhje me përdorimin e parave të taksapaguesve gjermanë për të shpëtuar ishullin, që mendohet se është një strehë për shmangien e taksave dhe qendër e spastrimit të parave e milionerëve rusë.

Qiproja ka kërkuar rreth 17.5 miliardë euro nga Mekanizmi Evropian i Stablitetit, derisa pothuaj gjysmën e kësaj shume, e ka kërkuar për të rikapitalizuar bankat e saj.
XS
SM
MD
LG