Ndërlidhjet

SHBA: Denohet britaniku që tentoi të shiste armë në Iran


Christopher Tappin
Christopher Tappin
Një biznesmen britanik në pension, është dënuar me 33 muaj burg mbi akuzën se ka bërë përpjekje që të blejë pjesë të raketave dhe t'i shes ato në Iran.

Christopher Tappin u dënua të mërkurën nga një gjyqtar në El Paso, Texas.

66-vjeçari Tappin u vetëdeklarua fajtor për akuzat pasi që kishin arritur një marrëveshje, e cila do të lejonte atë që të paktën një pjesë të dënimit të kalonte në Britani pranë gruas së tij.

Në rast se nuk do të arrihej kjo lloj ujdie, Tappin do të mund të dënohej me mbi 35 vjet burg.

Ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në shkurt 2012, pasi që u përpoq që të blejë bateri të tjera raketash nga agjentë të fshehtë amerikanë, me qëllim të eksportimit të tyre në Iran pa marrë një licencë.


.
XS
SM
MD
LG